Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Albert Sanxhaku, i cili ishte i infektuar me Covid-19.
Mësohet se ai ndodhej prej një muaji për kurim në Turqi, por nuk ja ka dalë ta fitojë betejën me virusin e rëndë.
Albert Sanxhaku ka qenë kryetar bashkie në vitet 2007-2011.





