Është shuar në moshën 87-vjeçare trajneri legjendar kroat Otto Bariç. Mediat kroate raportojnë se Bariç ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai ishte një nga trajnerët më legjendar të futbollit ballkanas e atij europian i cili ka drejtuar edhe Shqipërinë që nga korriku i vitit 2006 e deri në nëntor të vitit 2007. Bariç ka drejtuar shumë skuadra në kampionatin austriak dhe atë kroat duke fituar tituj të shumtë.