Qeveria italiane miratoi dekretin me sanksionet e reja për ata që shkelin masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

“Në sanksionet e reja parashikohen gjoba të kripura nga 400 në 3000 euro për ata që nuk respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19”,- tha kryeministri Giuseppe Conte në konferencën për shtyp në selinë e qeverisë.

“Me këtë dekret, ne kemi rregulluar marrëdhëniet midis qeverisë dhe parlamentit në mënyrë më të saktë dhe në një mënyrë më transparente. Ne presim që çdo iniciativë të dërgohet tek presidentët e dhomave dhe unë do të raportoj çdo 15 ditë.” – tha kryeministri Conte, raporton Ansa.

“Ka pasur diskutime për faktin se gjendja e emergjencës do të shtyhej deri më 31 korrik të vitit 2020. Nuk është e vërtetë, absolutisht jo. Në fund të janarit, ne diskutuam gjendjen e emergjencës kombëtare, një moment pasi OBSH dekretoi emergjencën. një epidemi globale. Emergjenca vazhdon deri më 31 korrik. Nuk do të thotë se masat kufizuese do të zgjaten deri më 31 korrik”, – sqaroi Conte.

“Ne jemi gati në çdo moment dhe shpresojmë që shumë shpejt të lehtësojmë masat kufizuese”, tha Conte.