Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
“Il Messaggero” shkruan se janë 7.985 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 463 persona, 97 më shumë se një ditë më parë.
Ndërkohë në Lombardi janë regjistruar 333 të vdekur, 76 më shumë sesa dje.
Mësohet se 724 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali. Ndërkohë në total që nga dita e pare e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 9.172.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





