Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.

Janë 3916 të prekur nga koronavirusi në Itali, 620 më shumë se ditën e enjte. Numri i të vdekurve ka arritur në 197 persona, 49 më shumë se një ditë më parë.

472 persona ndodhen në terapi intensive, gjë që ka shqetësuar edhe qeverinë italiane, pasi po diskutohen masat që duhet të ndërmerren në sistemin shëndetësor për të përballuar emergjencën, në rast të rritjes së numrit të personave që do të jenë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur 523 persona ,109 më shumë se një ditë më parë. Nga dita e parë kur eshte shfaqur virusi në Itali numërohen 4636 të prekur.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile, raporton Ansa.