Situata me koronavirusin në Itali vështirësohet çdo ditë e më shumë. Sot, në vend u regjistruan 475 viktima në 24 orë, shifra më e lartë kjo që nga momenti kur koronavirusi u shfaq në gadishullin Apenin.

Por ajo që është më e trishtë është fakti se me bilancin e sotëm, Italia kaloi edhe Kinën, e cila në ditën e saj më të keqe regjistroi 368 viktima në një ditë nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, Italia shënon edhe një tjetër rekord negativ krahasuar me Kinën. Sipas agjencisë Ansa, në Itali deri tani numërohen 2629 personel mjekësor të prekur nga koronavirusi, apo 8.3% e totalit të të infektuarve.

Kjo shifër kalon me dy herë raportin e mjekëve të infektuar në Kinë nga virusi vdekjeprurës.