Bashkimi Evropian ka marrë masa drastike sa i përket situatës me koronavirusin përderisa tashmë është dhe vatra e rrezikshmërisë së botës.

Pas një takimi të G7, presidentja e KE doli me konkluzionet teksa paraqiti pezullimin 30 ditor të udhëtimeve jo thelbësore në Bashkimin Evropian i jep përparësi transportit thelbësor për të mbajtur sektorin e lëvizshmërisë dhe për të siguruar vazhdimësinë ekonomike,

Masa përjashton anëtarët e zonës Shengen mes të cilave është dhe Shqipëria nga të cilët mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe shtetasit e vendeve të treta që punojnë në një zonën Shengen.

Siç tha znj. Von der Leyen në një konferencë për shtyp pas konferencës G7, rekomandimi i Komisionit erdhi pas “konsultimeve të gjera” me vendet anëtare gjatë fundjavës. Masa drastike ka fituar mbështetjen e fortë  të anëtarëve të Shengenit por jo vetëm edhe të Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. Shtetet anëtare të BE-së, por jo në Shengen si Qipro, Kroacia, Bullgaria, Irlanda dhe Rumania gjithashtu pritet të zbatojnë ndalimin.