Kryeministri francez, Edouard Philippe paralajmëroi sot se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit që sapo kanë kaluar në krizën e koronavirusit duke shtuar se “lufta sapo ka filluar”.
Shifrat zyrtare të publikuara mbrëmjen e së shtunës tregojnë se 2,314 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë, rritur me 319 nga raporti i ditës së kaluar.
Tani ka 37,575 raste poizitive të koronavirusit në Francë, brenda 24 orëve janë 4611 të reja ku 4,273 prej tyre janë në kujdes intensiv.
Aktualisht vetëm ata që konsiderohen me rrezik të lartë po testohen. Philippe ka theksuar se masat e marra për të parandaluar COVID-19 mund të vazhdojnë deri në 15 prill.





