Koronavirusi mbyll edhe gjykatën e Tiranës. Mësohet, se të dyja dhomat, si ajo Penale dhe ajo Civile do të qëndrojnë të mbyllura deri më datën 27 nëntor.
“Për marrjen e masave kundër Covid – 19 dhe zbatimin e protokollit të sigurisë sipas Rregullores “ Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së Covid – 19, gjate ushtrimit të veprimtarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, miratuar me vendimin nr 474 datë 24.04.2020, “Mbi përcaktimin e rregullave dhe praktikave të duhura për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid -19, gjatë zhvillimit të veprimtarisë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë’”, si dhe në funksion të reduktimit të infeksionit” thuhet në vendimin e publikuat ne faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës





