Ndoshta nuk është lajmi kryesor në këtë periudhë epidemie por ndalimi i trafikut prej koronavirusit në kanalet e Venecias ka rizbuluar bukurinë e saj natyrale.
Sipas të përditshmes vendase La Nuova di Venezia, peshqit po rishfaqen në kanale.
Zakonisht në muajin mars qyteti priste rreth 700,000 turistë, por kufizimet kanë bërë që trafiku ujor të ndalojë krejtësisht.
Nuk shihen më asnjë nga vaporetti (autobusët ujorë), krocerat e motobarkat që ndotin ujin, teksa gazeta thotë se ndryshimi ka sjellë “ujin e lagunës së kohërave të lashta, kur kishte ende mundësi të bëje banjë në të”.
Gazeta thotë se është për të ardhur keq që ky rigjenerim vjen në kurriz të vdekjeve tragjike në Lombardi, rajoni ngjitur me Veneton, ku bën pjesë Venecia.





