Mediat belge shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 668 raste të reja me koronavirus. Nga këto, 434 persona janë shtruar në spital.
Të dhënat e fundit të bëra publike nga autoritetet bëjnë me dije se gjithsej janë 4937 të infektuar në Belgjikë, nga të cilët 474 ndodhen nën kujdes intensiv.
Mësohet se për 24 orët e fundit kanë humbur jetën 56 shtetas, duke e çuar numrin në 178 të personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet.
Siç shkruajnë mediat belge, bazuar në shifrat e bëra publike nga SPF Health, nga data 15 deri më 24 mars, 547 pacientë me COVID-19 janë larguar nga spitali.





