Qyteti i Durrësit vijon të jetë një vatër aktive me persona të infektuar nga koronavirusi, raste që kanë zinxhirin e infektimit nga fasoneria në lagjen nr.13.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë më herët, gjatë 24 orëve të fundit në qytetin bregdetar u shënua edhe një rast i ri, kontakt me individë të mëparshëm pozitivë.

Në të gjithë vendin, brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 28 qytetarë, (duke e çuar në 851 numrin në total që nga fillimi i pandemisë), 10 prej të cilëve në Durrës.

Nga të dhënat e një dite më parë bëhet me dije se në qytetin bregdetar ishin 51 persona të infektuar ndërsa sot, bashkë me rastin e ri ky numër shkoi në 42.

Në Durrës ku u shënua dhe rasti i parë me vdekje nga koronavirusi në vendin tonë, deri më sot janë regjistruar 5 viktima në qytet (ndërsa 6 në rang qarku).