Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo zgjati sot mbylljen e shtetit deri më 15 maj për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Punonjësit jothelbësorë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Rregullat e distancës sociale mbeten”, tha në Twitter Cuomo, duke thënë se zgjatja ishte “në koordinim me shtetet e tjera”.
Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, guvernatori tha se shteti po përparon në përmbajtjen e përhapjes së virusit falë politikave distancuese sociale.
Nju Jorku është shteti më i prekur nga Covid-19 në SHBA me 16,251 viktima dhe 226,343 të infektuar.





