Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit jashtë territoreve të Kinës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bota po përgatitet për një pandemi të mundshme.
Teksa pohoi se OBSH po bën gjithçka për t’u përgatitur për këtë pandemi, Ghebreyesus theksoi se secili vend duhet të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve, raporton Ansa.
“Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme. Të bëjmë gjithçka për t’u përgatitur për pandemi. Secili vend të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi”, – tha drejtori i OBSH-së.





