Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë një deklarate për shtyp në lidhje me koronavirusin theksoi se është thelbësore që çdo njeri të bëjë analizat.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin tuaj, por nuk është kjo masa kryesore që duhet ndërmarrë.
Ai u shpreh se për t’i vënë prangat kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë teste dhe më pas të izolojnë, pasi nuk mund t’i jepet fund kësaj pandemie nëse nuk dihet se kush është i infektuar.





