Pas infektimit me Covid-19 të një prej punonjësve të bashkisë së Durrësit, shërbimet e higjienës kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të kryer dezinfektimin e të gjitha zyrave dhe ambienteve.

Një punonjëse e bashkisë së Durrësit rezultoi pozitive me Covid-19, pas marrjes së tamponit një ditë më parë.

Ndërkohë pas konfirmimit të rastit, i gjithë stafi i bashkisë është vënë në alarm, pasi punonjësja në fjalë ka qenë përditë në punë dhe në kontakt me kolegët gjithë kohën.

Ashtu siç u veprua dhe me rastin e Kadastrës, tashmë të gjithë punonjësit e bashkisë pritet t’i nënshtrohen marrjes së tamponit.