Covid-19 po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, teksa numërohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.Pasi u pezullua Serie A dhe La Liga, tashmë me shumë mundësi do të pezullohet edhe Premier Liga.

Sipas asaj që shkruan “Telegraf”, 3 futbollistë të Premier Ligës kanë shfaqur simptoma të koronavirus dhe kanë bërë menjëherë analizat.

Përgjigjet nuk kanë dalë ende, por dyshohet se futbollistët të jenë me Koronavirus. Emrat nuk janë bërë ende të ditur, por tashmë edhe Premier Liga me shumë mundësi do të shtyhet