Klubi i njohur zviceran i Sionit, është pushtuar nga Koronavirusi, teksa më orët e vona të mbrëmjes klubi ka njoftuar se nga testet e kryera, kanë rezultuar pozitiv 22 persona.
13 nga të infektuarit janë futbollistë të skuadrës së parë ndërsa pjesa tjetër është nga stafi teknik. Një lajm aspak i mirë ky për Sionin, që i është infektuar gjysma e lojtarëve që ka më skuadër.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes së ardhshme me Luzernën, diçka që pritet të pranohet nga federata.





