Kryeministri Edi Rama prezantoi planin ekonomik për përballimin e COVID-19 në Shqipëri. Rama, në një transmetim live, shpjegoi propozimet e qeverisë kundër virusit. 

Kryeministri deklaroi se ministrat dhe deputetët do të marrin vetëm gjysmën e pagës, derisa kriza e koronavirusit të kalojë.

Ndërkohë, paga e presidentit Meta nuk do të preket, pasi sipas Ramës ai po i ndihmon në këto momente krize.

7 pikat e planit:

  1. 25 mln dollarë për shëndetësinë dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë të  zjarrit
  2. 10 mld lekë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve
  3. 6.5 miliardë lekë nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël. 
  4. 2 miliardë lekë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionin humanitar
  5. 1.1 miliardë lekë për Këshillin e Ministrave për raste emergjence
  6. Do fshijmë kamatëvonesat për të energjinë elektrike, me efekt financiar deri në 150 mln dollarë, do përfitojnë 224 mijë abonentë.
  7. Do riskedulojmë tatimfitimin për biznesin nga 20 deri 120 mijë dollarë

Rama deklaroi gjithashtu shtyrjen e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor qe do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit.

“Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit” kjo ka qenë një nga frazat e shprehura nga kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhje “Live” në Facebook mbi situatën që po kalon vendi ynë me përhapjen e koronavirusit.