Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
“Il Messaggero” shkruan se janë 6.387 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 1.326 më shumë se të shtunën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 366 persona, 133 më shumë se një ditë më parë.
Ndërkohë në Lombardi janë regjistruar 267 të vdekur, 113 më shumë sesa dje.
Mësohet se 622 persona janë kuruar nga koronavirusi në Itali. Ndërkohë në total që nga dita e pare e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 7.375.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





