Në tre rajone në veri të Italisë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe javën e ardhshme për t’u hapur me datë 8 mars.

Veneto, Lombardia dhe Emilia janë 3 rajonet italiane ku nuk do të happen shkollat, pasi ato regjistrojnë numrin më të madh të personave të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, në të gjitha rajonet e tjera, dita e hënë do të shënojë rikthimin në normalitet, raporton Ansa.  

Gjithsesi, edhe në tre rajonet ku nuk do të hapen shkollat nuk do të jenë të mbyllura të gjitha aktivitetet.

Në Itali janë regjistruar 21 të vdekur nga koronavirusi, ndërkohë që numri I të prekurve është më i lartë sesa 820 persona.