Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 13 maj gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Arsyet e shtyrjes janë situata e krijuar nga Covid-19, pasi sipas gjykatës kjo çështje nuk është ngutshme, si dhe mosnjoftimi i të gjitha palëve në proces.

Ndërkohë avokatët e Jaeld Çelës kanë bërë një kërkesë për përjashtimin e tre gjyqtarëve të çështjes, me argumentin se ndodhen në konflikt interesi.

Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” , ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove. Avokatët e tij e apeluan dhe çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.