Një para-mjek italian i emergjencës u vra nga koroanvirusi, ndërsa pak orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë,

47-vjeçari Diego Bianco, i cili punonte me shërbimin italian të ambulancave vdiq në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre.

Mediat italiane raportojnë se para-mjeku nga Bergamo ishte testuar një ditë më parë për COVID-19 pasi ai dhe disa kolegë kishin shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa vdiq vetëm pas dy ditësh.

Gruaja e tij e shtangur Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste Diego i tha: “Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vdekur nga kjo. Dua vetëm një pozicion të rehatshëm për të fjetur”.

Ata kishin nisur të flinin në dhoma të ndryshme që prej nisjes së simptomave. Dy orë më pas kur Maruska u kthye ta kontrollonte, gjendja ishte përkeqësuar teksa vështirësitë në frymëmarrje i kishin shkaktuar një atak kardiak.

Maruska tha se ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas dhe pavarësisht se u munduan ta shpëtonin Diegon, nuk arritën. Ai nuk kishte probleme të tjera të shëndetit.