Trajneri i të rinjve të klubit spanjoll, Atletiko Portada Alta, Françisko Garsia ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

21-vjeçari kishte ndjerë simptoma gripi së fundmi, dhe pas testit në spital rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mjekët zbuluan se i riu përveç koronavirusit, vuante edhe nga leucemia.

Klubi që drejtohej nga 21-vjeçari deklaroi se ai kishte ndërruar jetë ditën e djeshme në një moshë shumë të re.

Mendohet se është personi më i ri në të gjithë botën që ndërron jetë në moshë kaq të re nga koronavirus.