Deputeti i Partisë Demokratike, Samir Korreshi, ka zgjedhur që përmes batutave të komentojë për Arben Ahmetaj. Ai është prononcuar për mediat në lidhje me dosjen voluminoze të SPAK-ut për ish zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Samir Korreshi është shprehur se në këtë hetim të thelluar të Prokurorisë janë përmendur qindra deputetë e politikanë, ndërsa shton se Ahmetaj është vetëm fillimi. I pyetur se nëse ka informacion se ku ndodhet, Korreshi zgjodhi ta ironizojë. Ai e cilësoi si një nga dosjet më alarmante.

“Po patjetër e kam lexuar, është një nga dosjet më alarmante, ajo që kapaku i pusetës, sa hale do gjeni ju kur t’i shikoni ju… Aty janë me mijëra, qindra, avash avash se ndihet era po kur të shikoni çfarë ka brenda…”.

Janë Rama dhe Veliaj?

“Po nëse s’janë ata, kush do jenë. T’jua lëmë drejtësisë të gjitha. Shpresojmë t’i vejë deri në fund. Përveçse çarjes së ferrës nuk e di se ku është. Se me ato lekë dhe karta që ka ai nga inceneratorët, mund të shkojë në të gjithë botën”.