TIRANË, 4 korrik 2013 – Ndërsa në Shqipërinë e sapodalë nga sistemi komunist, PD-ja, sidomos kryetari saj Tritan Shehu, u kishte shpallur luftë kooperativave bujqësore socialiste, më 16 dhjetor 1992, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën e saj 47/90 vendosi që “e shtuna e parë e korrikut 1995 të jetë Dita ndërkombëtare e kooperativave”.

Muaji korrik është i “varfër” me ditë ndërkombëtare / botërore.

Gjithsesi, ka disa festa “piktoreske” si ato të çokollatës, miqësisë, puthjes, rinisë UFO-ve etj.

Madje, në një ditë, 6 korrik, ka tri të tilla: Dita botërore e sëmundjeve që transmetohen nga kafshët te njeriu, Dita ndërkombëtare e kooperativave, Dita ndërkombëtare / botërore e puthjes; kurse më 11 korrik janë dy: Dita botërore e popullsisë dhe Dita botërore e çokollatës.

Kalendari

1 korrik – Dita ndërkombëtare e shakasë (International Joke Day)

2 korrik – Dita botërore e gazetarëve sportivë (World Sports Journalists Day)

2 korrik – Dita botërore e UFO-ve (World UFO Day)

6 korrik – Dita botërore e zoonozave – sëmundje që transmetohen nga kafshët te njeriu – (World Zoonosis Day)

6 korrik – (e shtuna e parë e korrikut) Dita ndërkombëtare e kooperativave (International Day of Cooperatives)

6 korrik – Dita ndërkombëtare / botërore e puthjes (International Kissing Day / World Kiss Day)

11 korrik – Dita botërore e popullsisë (World Population Day)

11 korrik – Dita botërore e çokollatës (World Chocolate Day)

17 korrik – Dita botërore e drejtësisë ndërkombëtare (World Day for International Justice)

18 korrik – Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës (Nelson Mandela International Day)

20 korrik – Dita ndërkombëtare e shahut (International Chess Day)

23 korrik – Dita botërore e rinisë (World Youth Day)

28 korrik – Dita botërore e hepatitit (World Hepatitis Day)

30 korrik – Dita ndërkombëtare e miqësisë (International Day of Friendship)

31 korrik – Dita e administratorit të sistemit (Sysadmin Day)

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/