Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter ka rënë mëngjesin e sotëm në Vithkuq të Korçës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Sipas IGJEUM, tërmeti goditi në orën 4:23 të mëngjesit të së mërkurës në thellësinë 17 km.