Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 6 punonjësit e Policisë në PKK Durrës, të cilët u arrestuan për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, gjatë operacionit "Kontrollori", ditën e diel.
Gjykata ka vendosur masën "arrest shtëpie" për shtetasen Greta Batusha si dhe masën "detyrim paraqitje" për shtetasit Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça.
VENDIMI
Të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,të datës 04.03.2019.
1.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në shtëpi” të shtetases Greta Batusha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.
Ajo duhet të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit. Zbatimi i kësaj mase duhet të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore përkatës në këtë çështje.
2.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Durim Zeka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
3.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Arjan Gjyzeli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
4.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Dorina Doganaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.
Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
5.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Gëzim Çaça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
6.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Juliana Kurraj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.
Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall, në Durrës 05.03.2019.





