Një ditë pasi Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO dosjen e korrupsionit galopant me 30 të pandehur ku lista e të akuzuarve kryesohet nga Erion Veliaj si kryetar Bashki dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, Gjykata e Posaçme ka vendosur që Etleva Deda do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

HETIMET E SPAK

SPAK lajmëroi një ditë më parë përfundimin e hetimeve dhe ka dërguar dosjen në gjykatë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkëshortes së tij Ajola xoxa.

Me akuzën për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës në dosje është përfshirë dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, në atë kohë kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Nën akuzë janë dhe 17 persona të tjerë. Në to përfshihen biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu., etj, për korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë.

Akuza u ngrit dhe për të afërmit e Xoxës, Erald Simixhiu Dhe Valmir Xoxa.

Sa i përket Veliajt, janë 9 episode për korrupsion, një për pastrim të parave, një për futjen e sendeve të ndaluara në burg dhe për mosdeklarim dhe fshehje pasurive. Këtyre akuzave që janë bërë të ditura edhe më parë i shtohet edhe shpërdorimi i detyës duke e çuar dosjen në gjykatë me pesë vepra penale.

i përket bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa shkon në GJKKO me 12 akuza.

Korrupsioni, sipas SPAK-ut, evidentohet me 9 raste të njëjta me Veliaj, por me korrupsion pasiv.

Më tej, SPAK rendit veprat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave.

Veliaj u arrestua në 10 shkurt në zyrën e bashkisë së Tiranës.