Shumica e ukrainasve besojnë se presidenti Volodymyr Zelensky është drejtpërdrejt përgjegjës për korrupsionin në qeveri dhe administrata ushtarake, sipas një sondazhi.
Hulumtimi i bazuar në rezultatet e një sondazhi të kryer nga ‘Fondacioni Bamirës i Iniciativave Demokratike Ilko Kucheriv’ së bashku me ‘Institutin Ndërkombëtar të Sociologjisë së Kievit’ në korrik të këtij viti.
Sipas sondazhit dhe analizës së sociolgëve, që nga fillimi i korrikut 2023, 78% e të anketuarve besonin se presidenti i Ukrainës mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për korrupsionin në administratën qeveritare dhe ushtarake. Vetëm 18% e të anketuarve nuk u pajtuan me këtë deklaratë.