29 korrik 2015 – Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për dy pedagogë të universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe për 6 studentë të akuzuar për korrupsion pasiv.

Dy pedagogët Odeta Tota, 40 vjeçe dhe Endri Sina, 32 vjeç, së bashku me 6 studentët e përfshirë në ngjarje janë dënuar me 18 muaj liri me kusht. Gjithashtu, mësohet se gjykata ka vendosur që dy pedagogëve t'iu hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për një vit.

Dy pedagogët në bashkëpunim me studentët që luanin rolin e sekserëve, u merrnin para studentëve të tjerë në këmbim të notave kaluese. Shumat e parave që ata merrnin varionin nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë të rinj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/