Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse ndaj Suedisë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Franco Foda ka kaluar në epërsi në minutën e 25-të, pas një aksioni të ndërtuar nga mbrojtësi Dion Gallapeni, i cili asistoi për Elvis Rexhbecajn. Mesfushori i Kosovës arriti të shënojë pas dy tentimeve përballë portierit suedez Robin Olsen, duke çuar rezultatin në 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë, “Dardanët” realizuan edhe golin e dytë, duke dyfishuar epërsinë ndaj skuadrës nordike.
Kjo ndeshje paraqet një reagim pozitiv nga Kosova pas humbjes ndaj Zvicrës, ndërsa atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” është elektrizuese falë mbështetjes së tifozëve.





