Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kundër anëtarësimit të vendit në INTERPOL.
Një vit pasi nuk ia doli të bëhej pjesë e INTERPOLIT-it, organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare, Kosova po synon që këtë vit përfundimisht të bëhet pjesë e saj. Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, është shprehur i vendosur se gjatë vitit 2018 Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it.
Në një bisedë për “Zërin”, ai ka pohuar se Qeveria e ka konfirmimin nga një numër i madh i vendeve që do të përkrahin Kosovën në aplikimin për në INTERPOL.
Në anën tjetër, qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë ditë më parë se anëtarësimi potencial i Kosovës në INTERPOL do të ishte krejtësisht i papranueshëm për shtetin serb dhe qeveria në Serbi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar këtë nismë.