Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriç ka bërë thirrje për serbët që jetojnë në Kosovë që të dalin masivisht në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe të votojnë partinë Lista Serbe.

Duke folur para një grupi studentësh, Gjuriq, ka thënë se rezultati i dialogut në Bruksel është “krijimi i një fronti të përbashkët politik, që është krijuar si Lista Serbe që e mbështesim edhe ne në Beograd”, ka thënë ai.

Gjuriq gjithashtu ka thënë se në Kosovë ekziston një rrezik që të eskalojë situata pasi është në rritje ekstremizmi politik dhe ai fetar.

“Kosova po përballet me ndikime të shumta gjeopolitike, kombëtare dhe shumë të tjera që rezulton në gjendje të vazhdueshme jostabiliteti”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka folur edhe për atë që ka quajtur “ndikim të ekstremizmi fetar” që sipas tij prodhon urrejtje ndaj komuniteteve të tjera.