Shqiptarët janë kudo në botë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Italinë, gjendemi të shumtë në këtë shtet fqinj.

Në ndeshjen e djeshme të Serisë A mes Juventusit dhe Interit, shqiptarët jo vetëm që shkuan në stadium për të parë takimin, por lanë edhe mesazhin e tyre.

“Kosova është zemra e Shqipërisë”, ishte një prej pankartave të hapura në stadium, me fotografinë e bërë nga Nderim Kaceli. Shqiptarët po gëzojnë një moment të artë edhe me Kombëtaren, ku në saj të këtij bashkimi kemi arritur të shkojmë në Europianin e Gjermanisë.