PRISHTINE, 03 mars 2013– Dhuna në Maqedoni ku janë sulmuar të rinjtë shqiptarë ka shkaktuar edhe reagimin e shqiptarëve të Kosovës.
Të pakënaqur nga reagimi i qeverisë së Kosovës, disa tifozë ttë grupit "Intelektualët" kanë fshirë flamurin e Maqedonisë nga obelisku i pavarësisë, “NEWBORN”.
Monumenti i vendosur në qendër të Prishtinës ndryshoi pamje me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke u lyer me flamurët e vendeve që kanë njohur pavarësinë, në vend të firmave të qytetarëve që mbante me rastin e shpalljes së saj në 17 shkurt 2008.
Më sipër ju ftojmë të shihni videon e fshirjes së flamurit nga NEWBORN.
Akti është konfirmuar edhe nga ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, i cili i kërkuar Prishtinës zyrtare që të bëjë më shumë për të mbështetur shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.