Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, që ta vizitojë Kosovën, por vetëm për tri orë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për media pas takimit që ka pasur me homologun e tij nga Luksemburgu, Jean Asselborn.
Ministri Hoxhaj është shprehur se ky vendim për të lejuar ardhjen e kryeministrit serb ka qenë një vendim i vështirë për Qeverinë, kjo pas provokimeve të fundit që kanë ardhur nga shteti fqinj. /Klan Kosova/