2 qershor 2015 – Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova i është kthyer sërish debatit mbi personat që urinojnë përgjatë lumit Lana apo në ambiente të tjera publike. Madje ai është shprehur se ndihet i pafat, pasi sa herë që kalon në këto vende i dalin përpara persona që urinojnë.
“Unë e kam quajtur veten që kam shans dreqi, se sa herë kaloj po nuk i pashë 5, 6, 7 veta kur kaloj Lanën me makinë. Këtë e kemi të gjithë dhe gjithmonë them që kaq fat ters të kem unë. Po atë e kemi të gjithë. Do t’i zhduk nga pamja e qytetit”, tha Kosova gjatë një takimi elektoral me banorët e Tiranës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/