Gjenerali Ded Prenga i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ka folur lidhur me planet e presidentit amerikan, Donald Trump për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Prenga u shpreh se Serbia çdo lloj marrëveshje e shohin si një kërcenim për ta.
Sipas tij Serbia i sheh marrëveshjet dhe këto plane si një pengese për projektet e tyre qe kanë në kokën e tyre lidhur me Kosovën. Gjenerali shton se Serbia ende vazhdon ta cilësojë Kovsovën si krahinë autonome të saj edhe pse ka 18 vite si Republikë.
“Vuçiç tashmë relativisht të konsumuar dhe me probleme të mëdha të brendshme. Nisur edhe nga pozicioni i tij që i duhet edhe jashtë vetvetes të dalë ndonjëherë për hir të nacionalizimit serb, qe fatkeqësisht vazhdon të ndikoje dhe vazhdon te jetë relativisht i ashpër në lidhe je me marrëdhëniet me fqinjët.
Dhe kryesisht me Kosovën që e quan krahinë autonome të tij dhe nuk e quan Republikë të Kosovës që ka 18 vite që është shpallur Republikë. Nisur nga presioni i brendshëm që ka, po të kthehemi pas në kohë i djeg sepse ai ka qene shefi i propagandës se Millosheviçit.
Dhe detyrimisht duke qenë në atë pozicion, nuk mund të ndërroje idetë e tija që i ka dhe atë që e quan pjesë të vetëm dhe te drejtës të Serbisë së madhe. Shumica e tyre nisur edhe nga disa ndikime të drejtpërdrejta të brendshme janë i bindur qe mendojnë për Federatë e Madhe”, tha ai.





