Kosova ka vendosur ditën e sotme që të ul fashën e vaksinimit duke marrë parasysh COVID-19 dhe mutacionet që ky virus ka krijuar rrugës.

Bëhet me dije se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të vaksinohen të gjithë fëmijët mbi 12-vjeç.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një komunikate për medie, derisa ka thënë se do vaksinohen edhe fëmijët 12-vjeçar në bazë të indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer.

Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve të grupmoshave të reja.