Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të përmbyllet brenda një viti. Presidenti Hashim Thaçi thotë se për këtë ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i Kosovës foli për DW për vizitën në Uashington, ku u takua me zv.Presidentin Mike Pence. Ai thotë se me Pence u diskutua edhe nevoja e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
“Pence nënvizoi se Kosova ka nevojë dhe ka të drejtë që të ketë forcat e saj të armatosura, multietnike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteve”, deklaroi Presidenti i Kosovës.
Por kur mund të kalojë ligji që do të themelojë ushtrinë?
“Jemi duke biseduar me deputetët e komunitetit serb. Dua të besoj që nuk do të tolerohet gjatë vetoja që dikush me pa të drejtë kërkon ta vendosë dhe besoj që Kosova do ta ketë ushtrinë brenda vitit”, u shpreh ai.