Kosova ka marrë sot zyrtarisht në Bruksel kryesimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili do të jetë kryesues i CEFTA-s, ka thënë se Kosova do të luajë një rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheqë CEFTA-n.
Ai ka deklaruar se rëndësi të veçantë do t’i kushtojë implementimit të marrëveshjeve të deritashme dhe se do të përkushtohen në jetësimin e marrëveshje që pritet të arrihen në të ardhmen.
Ndërsa, Myriam Ferran nga Komisioni Evropian ka thënë se ky është një test i madh për Kosovën dhe se duhet të fokusohen drejt një të ardhme të përbashkët në BE.
Kurse, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se kryesimi i CEFTA-s është një rast i mirë për Kosovën.
Kosova është bërë pjesë e CEFTA-s në vitin 2006 dhe kjo është hera e dytë që merr kryesimin e saj.