Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak ka deklaruar se ndarja eventuale e Kosovës do të kishte ndikim negativ në stabilitetin dhe raportet në rajon.
Lajcak ka shfaqur shpresën se negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë “me qëllim të arritjes së marrëveshjeve të pranueshme reciprokisht e të zbatimit të tyre” dhe ka shfaqur pritjet se së shpejti do të arrihet edhe marrëveshja në fushën e energjetikës dhe telekomunikacioneve.
Lidhur me spekulimet mbi këmbimin e mundshëm të pjesës së territorit në jug të Serbisë për pjesët veriore të Kosovës, Lajcak ka vlerësuar se ndryshimi i kufijve sipas vijave etnike apo fetare nuk është zgjidhje afatgjate dhe mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve.
Duke iu përgjigjur pyetjes për pohimet se Serbia do të mund të jetë e “pajtueshme” për koncesione në Kosovë ashtu që fuqimisht do të lidhej me Republikën Sërpska, Lajcak ka shtruar pyetjen se kush do të fitonte me këtë e kush do të humbte, dhe a do të ishte kjo ë mirë për rajonin dhe Bashkimin Evropian”?
”Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë dy vende të pavarura e sovrane, marrëdhëniet e të cilave janë rregulluar me marrëveshje bilaterale dhe multilaterale dhe të cilat kanë ambicie të bëhen anëtare të BE”, ka deklaruar Lajcak pwr javoren “NIN” tw Beogradit, transmeton RTK.
Sipas fjalëve të tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet kërkuar më parë në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
“Po kërkohet zgjidhje e cila do të krijonte kushte për raporte afatgjata të qëndrueshme midis tyre dhe që do ti kontribuonte stabiliteti në rajon”, ka potencuar Ministri Jashtëm sllovak Lajcak, i cili wshtw njohës i mirë i rrethanave në Ballkan.