Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi ku paraqitet shqetësimi se si televizioni “Top Channel”, e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë në hartën sinoptike ku jepet parashikimi i motit.
Një hartë sinoptike e publikuar në “Top Channel”, ku jepet parashikimi i motit, është bërë temë debati së fundmi në rrjetet sociale, për shkak se në atë hartë nuk figuron Kosova, por vetëm Serbia.
“Gazeta Express” e cilëson këtë “gabim” si skandal dhe ngre pyetjen: Qytetarët e Kosovës pyesin “Top Channel”-in nëse e njeh Kosovën si shtet?”