Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të veprojë për përmbushjen e detyrimeve që të bëhet pjesë e agjendës së Këshillit të Evropës.
Hasani: Dështimi për të vendosur mbi anëtarësimin e Kosovës në Miniserialin e sotëm të Këshillit të Evropës është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.
Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur detyrat që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës.
Failure to decide on Kosova's membership at today’s Ministerial of the @CoE is a missed historic opportunity for Kosova to have a deserved seat at the table and a stronger voice in shaping a united, democratic Europe.
— Igli Hasani (@IgliHasani) May 17, 2024
It is necessary that the Government of Kosova acts promptly… pic.twitter.com/87enyYs9xR