Kosova ka dështuar përfundimisht për t’u bërë anëtare me drejta të plota të Interpol. Pas dështimit në raundin e parë, edhe në raundin e dytë të votimit, Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm të sigurisë në botë.

Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.

Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër. Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL.