Kosova ka pranuar zyrtarisht sistemin kundërtank PANZERFAUST 3 nga Gjermania, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Ky furnizim synon të rrisë kapacitetet mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kontribuar në modernizimin gradual të saj dhe përputhjen me standardet e partnerëve euroatlantikë. Autoritetet theksojnë se pajisjet do të përdoren ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse dhe trajnime profesionale.

PANZERFAUST 3 konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank në përdorim nga disa ushtri evropiane. Marrëveshja me Gjermaninë shihet si një dëshmi tjetër e mbështetjes së Berlinit për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
/KosovaPress