Kosova ka shtyrë me dy javë vitin e ri shkollor në kushte pandemie. Qeveria ka respektuar kërkesën e Sidikatës së Arsimit e cila konstatoi se shkollat nuk janë përgatitur ende për të pritur nxënësit në kushtet e reja.
Koincidenca qëndron se Kosova dhe Shqipëria do të nisin vitin e ri shkollor në të njëjtën datë, më 14 shtator.





