Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia duhet të pranojë njohjen defacto të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Von der Leyen tha se Kosova duhet ta pranojë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ftojmë Kosovën të nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. BE-ja është e angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para”, ka thënë ajo.

Ndërkohë mësohet se Von der Leyen nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Serbi. Ajo tha se këto qëndrime do t’i bëjë të ditura edhe atje gjatë vizitës.

“Edhe në Serbi atje do ti diskutoj edhe hapat që duhet të ndërmerr Serbia për njohjen de-facto”, shtoi Von der Leyen.