Durrësi edhe për këto festa nëntori është pika, ku takohen qytetarët e trojeve shqiptare.
“Padyshim që jemi të lidhur me historinë tonë kombëtare.”
“Ne nuk kemi dallime sa i përket festave, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.”,- thonë disa prej tyre.
Ata që i shijojnë më shumë janë shqiptarët e Kosovës.
“Mendoj se kosovarët janë adhurues të mëdhenj të festave të Shqipërisë, sepse para luftës kanë qenë festat e vetme që kemi festuar.”
“Këtu ka organizime më të mira sesa te ne, prandaj një pjesë e madhe vijnë këtu. Unë vetë po, se kam arsye, se kam ditëlindjen.”
“Ajo atmosfera festive që mbizotëron në të gjitha vendet, që kur hyn në kufi.”
Ata vijnë të organizuar në grupe, ose individualisht.
“Ka organizime që vijnë me tur, por ne zakonisht mblidhemi shoqëri dhe organizohemi vetë.”
“Vijmë me familje, jo vetëm për festa, por dhe për pushime. E konsumojmë këtë vend në maksimum, më shumë sesa vendin tonë.”
“Është kënaqësi për ne dhe për fëmijët tanë.”
Këtë trend e pohoi për “DurrësLajm” edhe operatori turistik Blerim Norja, i cili tha se “Durrësi, jo vetëm këtë vit, por prej disa vitesh tashmë është kthyer në një destinacion për të festuar Festën e Flamurit”.